“ZOTI ËSHTË I MADH”/ Pas aksidentit të frikshëm me makinë, reagon Eni Çobani: Çdo ditë… – AlpeGossip
“ZOTI ËSHTË I MADH”/ Pas aksidentit të frikshëm me makinë, reagon Eni Çobani: Çdo ditë…

“ZOTI ËSHTË I MADH”/ Pas aksidentit të frikshëm me makinë, reagon Eni Çobani: Çdo ditë…

Eni Çobani ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale që pas aksidentit të frikshëm që pësoi pak ditë më parë.

Jo më larg se dje, miku i saj Ardit Gjebrea dha disa detaje të frikshme mbi aksidentin, duke thënë se automjeti i juristes së njohur të programit “Shihemi në gjyq”, ishte rrokullisur 20 metra në përrua.

Fatmirësisht Eni Çobani është jashtë rrezikut për jetën dhe për këtë falenderon Zotin në postimin e saj në Instagram:

“Pranojmë dashurinë qe besojmë qe e meritojmë. Çdo dite pas kësaj duhet te jete si kjo për te kuptuar qe ne gratë jemi dashuria dhe frymëzimi i kësaj bote.

Zoti është i madh dhe falënderimet i shkojnë vetëm atij për mrekullinë qe me fali. Faleminderit qe me tha vazhdo puno, buzëqesh, jeto dhe fal dashuri. Këtë do bej çdo dite tanimë te jetës time.

Ju dua shumë te gjithëve”.

Eni Çobani ka publikuar edhe një foto me një nga personazhet e “Shihemi në gjyq” duke na treguar se gëzon shëndet të plotë dhe se do ta shohim shumë shpejt të dielën e ardhshme.