Pranvera është duke ardhur dhe gjithandej po shohim trendet që do të mbizotërojnë këtë stinë. Një prej trendeve për të cilin interesohemi më shumë është ai i flokëve. Padyshim që nëse duam të bëjmë një ndryshim në ‘look’ që të bierë në sy duhet t`ia fillojmë nga flokët. Kur bëhet fjalë për flokët të gjithë jemi sy e veshë, por cilat janë trendet që do të mbizotërojnë këtë pranverë? Nëse jeni adhuruese e stilit retro, kemi një lajm të mirë për ju, ky stil do të mbizotërojë në stinën e pranverës. Hidhuni një sy trendeve të mëposhtme dhe me siguri do ta gjeni veten në një prej tyre.