MEGHAN MARKLE DHE PRINC HARRY THYEJNË SËRISH RREGULLAT/ Këtë herë shkak bëhet fëmija – AlpeGossip
MEGHAN MARKLE DHE PRINC HARRY THYEJNË SËRISH RREGULLAT/ Këtë herë shkak bëhet fëmija

MEGHAN MARKLE DHE PRINC HARRY THYEJNË SËRISH RREGULLAT/ Këtë herë shkak bëhet fëmija

Meghan Markle dhe Princ Harry kanë në plan të thyejnë sërish protokollin mbretëror. Megjithëse nuk është hera e parë që ndodh, kjo gjë vazhdon të shkaktojë reagime të shumta në media.

Sipas ‘E News’, Meghan e ka ndarë mendjen që fëmija i saj duhet të shkojë në një shkollë amerikane.

Ajo do që në të ardhmen, fëmijët të njohin rrënjët e saj dhe të edukohen si amerikanë. Kjo zgjedhje është plotësisht kundër rregullave mbretërore

. Një shkollë që është sipas kërkesave të Meghan dhe Harry e ka vendodhjen shumë pranë shtëpisë së tyre në ‘Frogmore’.

Kjo do të thotë që fëmija që do vijë në jetë nuk do të shkojë në të njëjtën shkollë si kushërinjtë e tij. Mesa duket, dukesha e ka ndarë mendjen që fëmijët të bëjnë siç ajo dëshiron!