“MË BËNË PUÇ”/ Einxhel Shkira tregon çi ndodhi në televizion (FOTOT) – AlpeGossip
“MË BËNË PUÇ”/ Einxhel Shkira tregon çi ndodhi në televizion (FOTOT)

“MË BËNË PUÇ”/ Einxhel Shkira tregon çi ndodhi në televizion (FOTOT)

Einxhel Shkira mbetet një nga moderatoret më të komentuara në media e rrjete sociale si për anën profesionale, ashtu edhe për jetën private.

Einxhel ishte e ftuar në “Thumb” ku deklaroi se në televizion i kanë bërë puç dhe kanë qenë femra.

“Mua më ndodh që në televizion të më bëjnë puçe dhe çuditërisht janë femra. Unë nuk jam as ajo femra që të marr të dashurin. Unë jam ekstrem feminist dhe kam dëshirën e madhe që edhe femrat e tjera të dalin mirë. Por ekziston një lloj dëshire që unë mos të jem më asgjëkundi.

Unë këtë ja kam lënë atyre si faturë, kanë problem me veten. Ata kanë shpikur pafund për mua, gjëra të pavërteta dhe këtë e justifikoj si xhelozi femërore duke qenë se unë jam mirë e zgjuar, e paparë. E kam vënë re se vetëbesimi im i bezdis njerëzit”, është shprehur Einxhel.