“ZHGËNJIM TOTAL”/ Prindi i konkurrentes tregon ç’i ndodhi në The Voice kids (FOTO) – AlpeGossip
“ZHGËNJIM TOTAL”/ Prindi i konkurrentes tregon ç’i ndodhi në The Voice kids (FOTO)

“ZHGËNJIM TOTAL”/ Prindi i konkurrentes tregon ç’i ndodhi në The Voice kids (FOTO)

Muajin e kaluar nisi në Top Channel “The Voice kids”, një nga emisionet më të ndjekur e që mbërthen para ekranit një publik të gjerë të premteve mbrëma.

Mbrëmjen e djeshme mesa duket konkurrimi i një vajze nuk është transmetuar dhe këtë e ka bërë të ditur e ëma e saj.

Me anë të një postimi në Facebook, të ruajtur nga “Blitz.al”, e ëma e konkurrentes tregon se vajzës i është fikur mikrofoni gjatë këndimit dhe nuk është transmetuar fare.

“Zhgënjim total nga organizatorët e “The Voice Kids”. Mesa duket kur u kërkon llogari për fikjen e mikrofonit gjatë këndimit të Perlës, ata zgjedhin të të heqin fare nga transmetimi pa asnjëlloj paralajmërimi. Por prap më mirë që gjykatat janë ende funksionale. Ky lajmërim është për të gjithë ju që me javë të tëra keni pritur daljen e Perlës në Voice”, shkruan ajo.