“E KISHA TË VËSHTIRË TA PRANOJA VETEN”/ Orinda Huta rrëfen ngjarjen e trishtë nga fëmijëria – AlpeGossip
“E KISHA TË VËSHTIRË TA PRANOJA VETEN”/ Orinda Huta rrëfen ngjarjen e trishtë nga fëmijëria

“E KISHA TË VËSHTIRË TA PRANOJA VETEN”/ Orinda Huta rrëfen ngjarjen e trishtë nga fëmijëria

Këngëtarja dhe moderatorja e njohur Orinda Huta  duket se që nga martesa me Turjan Hyskon është në kulmin e lumturisë së saj. Ajo po shijon më së miri dhe jetën artistik, ku prej një viti drejton emisionin ‘Jo vetëm modë’ në Tv Klan. Së fundmi, e ftuar në Prive,  Orinda tregoi 10 gjërat të cilat nuk i kemi ditur për të. Ndër të tjera, Huta ka rrëfyer edhe një ngjarje të trishtë që i ka ndodhur në fëmijëri.

Orinda ka pësuar një djegie të gradës së fundit në këmbë me vaj dhe me ujë. Prej 3 muajsh ajo ka qëndruar në shtrat me vështirësi të madhe për të ecur por pjesa më e vështirë për të  ka qenë të pranonte veten ashtu. “Kam qenë duke gatuar mëngjesin tim kur isha e vogël në klasë të 4-t. U hutova pas televizorit dhe vajin e lashë të digjej sipër gazit, Më thërret halla: Flakë flakë! E marr tiganin dhe e hedh në pjesën e çezmës e hap rubinetin dhe shpërthen më keq. Më pas e marr tiganin ta hedh në mes të dhomës dhe aty më bie në këmbë”, tregoi bukuroshja më sytë blu.

Kujtojmë që Orinda është shumë aktive në rrjetet sociale, ku publikon herë pas here foto nga më të bukurat. Stili në veshjet e këngëtares bie menjëherë në sy