“JE DRITA E JETËS TONË”/ Dua Lipa i shpreh në shqip dashurinë të atit (FOTO) – AlpeGossip
“JE DRITA E JETËS TONË”/ Dua Lipa i shpreh në shqip dashurinë të atit (FOTO)

“JE DRITA E JETËS TONË”/ Dua Lipa i shpreh në shqip dashurinë të atit (FOTO)

Disa ditë më parë, babai i këngëtares së famshme shqiptare, Dua Lipës, festoi 50-vjetorin e lindjes së tij. Së bashku me miq e familjarë, Dua i organizoi të atit një festë gjigante surprizë, ku festuan deri në orët e para të mëngjesit.
Megjithatë, këngëtarja nuk ka harruar t’a urojë publikisht babanë e saj, me dedikimin me fjalët më të ndjera që një vajzë mund të thotë për të atin.

“Gëzuar 50-vjetorin baba. 50-ta nuk është dukur ndonjëherë kaq mirë, edhe me paruke rozë. Faleminderit që ke qenë gjithmonë shkëmbi ynë, vetëm një telefonatë larg, që vjen me mamin të më shohësh në tur, qoftë edhe për një puthje apo përkëdhelje kur më merr malli, që na bën të qeshim çdoherë kur nuk jemi mirë.
Ti je drita në jetën tonë. Fjalët nuk mjaftojnë kurrë për të treguar sa shumë të duam, kështu që do të përpiqem të ta them përballë më vonë.” – shkruan dua të atit. “Të dua.”- shton ajo në shqip në fund të dedikimit