PRINDËR PËR HERË TË PARË? Fjorentina e BB dhe Xhani flasin për shtatzëninë – AlpeGossip
PRINDËR PËR HERË TË PARË? Fjorentina e BB dhe Xhani flasin për shtatzëninë

PRINDËR PËR HERË TË PARË? Fjorentina e BB dhe Xhani flasin për shtatzëninë

Ditën e sotme u përhap me shpejtësi lajmi se ish-banorja e ‘Big Brother’, Fjorentina Halili dhe menaxheri i VIP-ave, Xhani Demika, do të bëhen prindër për herë të parë.
Ishte mikesha e tyre Genta Gjalpi ajo që bëri konfuz fansat pasi publikoi një foto ku mbante një këpucë fëmijësh në duar dhe pranë saj shkruante: “Dhuratën e parë e keni nga unë”, duke bërë që të gjithë të mendonin se Fjorentina është shtatzënë.

Mirëpo, nuk ka vonuar shumë dhe dy personazhet e njohur kanë reaguar menjëherë në rrjetet sociale. Xhani dhe Fjorentina kanë publikuar lajmin në fjalë dhe pranë postimit kanë shkruar: “Loti i radhës”, duke etiketuar edhe Gentën. Mesa duket gjithçka ka qenë një shaka mes tyre për tu bërë lajm dhe për të qenë në vëmendje të mediave.