E USHQEN ME GJI TË BIRIN? Elita Rudi shuan kuriozitetin e ndjekësve (FOTO) – AlpeGossip
E USHQEN ME GJI TË BIRIN? Elita Rudi shuan kuriozitetin e ndjekësve (FOTO)

E USHQEN ME GJI TË BIRIN? Elita Rudi shuan kuriozitetin e ndjekësve (FOTO)

Elita Rudi dhe Gjiko u bënë prindër të një djali pak javë më parë. Sot moderatorja publikoi edhe foton e parë të plotë pas shtatzënisë, ku shfaqet në formë të mirë fizike.

Image may contain: 1 person, smiling, sitting

Moderatorja e njohur ka zgjedhur ditën e sotme edhe për t’i dhënë përgjigje një pyetjeje të shpeshtë nga ndjekësit e saj në ‘Instagram’. Meqënëse Elita nuk ka folur ende për përjetimet pas ardhjes në jetë të djalit, kurioziteti është i madh. Pyetja e parë dhe më e shpeshtë që i është drejtuar ka marrë sot përgjigje. “Për të gjithë ata që kanë pyetur. Po unë jam një nënë që ushqej me gji”,-u shpreh Elita. Ky detaj është shumë i rëndësishëm për rritjen e shëndetshme të një fëmije dhe moderatorja ka vendosur të bëjë çdo gjë që ka në dorë për të birin.