MOMENTI EPIK/ Velina e re e “Xing me Ermalin” bie në mes të skenës (VIDEO) – AlpeGossip
MOMENTI EPIK/ Velina e re e “Xing me Ermalin” bie në mes të skenës (VIDEO)

MOMENTI EPIK/ Velina e re e “Xing me Ermalin” bie në mes të skenës (VIDEO)

Pas largimit të bujshëm të Kejvina Kthellës nga ‘Xing me Ermalin’, mbrëmjen e djeshme u prezantua velina e re e emisionit, modelja Belinda Dragoti.

Belinda tërhoqi vëmendjen e publikut dhe të mediave që në daljen e saj të parë me format perfekte trupore dhe pamjen e bukur.

Pak minuta më parë, moderatori Ermal Mamaqi ka publikuar një video shumë komike në rrjetet sociale të shkëputura nga provat e emisionit, ku velina e re teksa po fliste është rrëzuar në skenë

“Kur fillon reklama me këmbë të mbarë”, ka shkruar Ermali pranë videos e cila është komentuar dhe ka shkrirë së qeshuri fansat e tij.