Muajin e kaluar ish-banori i “Big Brother”, Enkelejd Mezini i krahasuar shpeshherë me Brad Pittin, u bë baba për herë të parë. Partnerja e Enekelejdit solli në jetë një vajzë të cilës çifti i vendosën emrin Ella, frymëzuar nga filmi “Cinderella”.
Në një intervistë për revistën “Story”, Enekelejdi ka folur për herë të parë për momentin kur e mori vajzën në krahë dhe ka zbuluar edhe dy foto ku tregon portretin e saj ëngjëllor.
“Kur mora vajzën time Ella në duart e mia për herë të parë ishte eksperienca më e bukur që kam jetuar deri tani. Jam shumë i lumtur që fëmija im i parë është vajzë dhe nëse shikoni edhe tipin e DNA, ju femrat keni 12 kromozome më shumë se meshkujt. Dhe kjo do të thotë që jeni më të mençura se ne meshkujt, ose që diçka dini më shumë”, është shprehur Enkelejdi.