PËR HERË TË PARË SI AKTORE/ Elvana Gjata shkëlqen në pre-premierën e “2 gisht mjaltë” (FOTO) – AlpeGossip
PËR HERË TË PARË SI AKTORE/ Elvana Gjata shkëlqen në pre-premierën e “2 gisht mjaltë” (FOTO)

PËR HERË TË PARË SI AKTORE/ Elvana Gjata shkëlqen në pre-premierën e “2 gisht mjaltë” (FOTO)

Po mbahet mbrëmjen e sotme pre-premiera e filmit “2 gisht mjaltë”, që vjen me protagonistë kryesorë aktorin, moderatorin dhe producentin Ermal Mamaqi dhe këngëtaren shumë të dashur nga publiku, Elvana Gjata të cilën për herë të parë do e shohim si aktore.

Elvana ka mahnitur me pamjen në pre-premierën e “2 gisht mjaltë”, e veshur me një fustan jeshil, krah Ermal Mamaqit i cili është veshur gjithashtu me shumë shije.

“Ky film nisi nga një fjali e shkëputur në një nga darkat e mia me Elvanën. Kaq duhej që të fillonte skenari i një filmi”, u shpreh Ermali në fjalimin hyrës përpara nisjes së filmit.

Gjashtë salla janë mbushur plot në Cineplexx dhe mes qytetarëve të shumtë, është edhe kryeministri Edi Rama, kryebashkiaku Erion Veliaj dhe shumë personazhe të tjerë publik.