RIKTHIM VETËM 3 MUAJ PAS NDARJES? Reagon ish-partnerja e Stines (FOTO) – AlpeGossip
RIKTHIM VETËM 3 MUAJ PAS NDARJES? Reagon ish-partnerja e Stines (FOTO)

RIKTHIM VETËM 3 MUAJ PAS NDARJES? Reagon ish-partnerja e Stines (FOTO)

Ditën e djeshme, gjatë një interviste për “Pasditja ime”, Stine la të kuptohej se ai mund të rikthehet me ish-partneren e tij, Gracielën, me të cilën ka dhe një vajzë.

“Nuk them që ka mbaruar apo ka filluar. Ne kemi raporte të mira, takohemi me vajzën. Po u soll mirë, do t’a shikojmë.”- tha Stine, 3 muaj pas deklaratës se ai dhe Graciela kishin vendosur t’i jepnin fund marrëdhënies së tyre.

Pas kësaj deklarate, Graciela ka reaguar në profilin e saj në Instagram duke publikuar këngën më të re të Stines dhe i ka uruar suksese, duke treguar kështu se marrëdhëniet mes tyre janë mjaft të mira dhe ajo e mbështet ish-partnerin e saj.