PAS NDARJES SË BUJSHME/ Ronela tregon si e ka marrëdhënien me Zerkën – AlpeGossip
PAS NDARJES SË BUJSHME/ Ronela tregon si e ka marrëdhënien me Zerkën

PAS NDARJES SË BUJSHME/ Ronela tregon si e ka marrëdhënien me Zerkën

Lidhja e Ronela Hajatit dhe Young Zerkës vazhdon të jetë prej vitesh në qendër të vëmendjes së mediave ku vetëm pak ditë më parë u përfol se dyshja janë ndarë.

Bëri bujë lajmi i tyre, por sa i vërtet ishte ky lajm? Në një intervistë për “Mirage”, Ronela ka folur për marrëdhënien me Zerkën duke treguar se reperi ka zemër të madhe.

“Jemi kolegë të mirë dhe Zerka është djalë shumë i mirë, ka një karakter që nuk e gjen shumë shpesh të ngelur nëpër kolegë, art, por edhe në njerëz jashtë saj sepse është njeri i drejtë, shumë pozitiv, ka një zemër të madhe, ka ndihmuar shumë njerëz, me aq sa ka pasur mundësi, që nuk besoj se e ka marrë mbrapsht.

Ka bërë hite dhe iu ka dhënë hite njerëzve që mendoj se nuk ia kanë kthyer fare ‘feedback’-un që ka meriturar. Meriton shumë më tepër sesa po i serviret nga showbizi. Është shumë i talentuar, punon shumë, e do atë që bën, djalë që ka shumë vlera”, u shpreh Ronela.