Janë të shumtë vipat që diku afër ose larg kanë “të ngjashmit” e tyre.
Po e nisim sot nga disa modele shqiptare të cilat kanë ngjashmëri me VIPA të Hollywood. AlpeNews.al po ju sjell dhe një herë në vëmendje disa prej tyre.
Adrola Dushi – Sophia Loren
E shpallur si femra më e bukur shqiptare, Adrola Dushi ka një ngjashmëri marramendese me yllin e kinematografisë Sophia Loren.
Xhesika Berberi dhe Gigi Hadid
Të dyja modele të dyja bjonde me tipare të theksuara dhe molleza të bukura. E si mund të mos ngjajnë!
Megi Luka-Irina Shayk
Kur është bërë një krahasim i tillë për një nga Miss Universe Albania, ajo padyshim që e ka adhuruar. Në fakt t’i ngjash një super modelje si Irina është më shumë se një fat.
Almeda Abazi-Kendall Jenner
Almeda Abazi fituesja e kurorës së Miss Globe që po zhvillon karrierën e saj të sukseshme në turqi ka një ngjashmëri të madhe me Kendall Jenner.
Amina Shena- Marilyn Monroe
Editorjali i modeles Amina Shena për revistën Elegance që erdhi si një nderim për ikonën Marilyn Monroe na la të gjithë me gojë hapur për shkak të ngjashmërisë së madhe.