13 VJEÇARI VDES NË PARK/ Nëna e qan në facebook: Jam shkatërruar, fëmija im shkoi – AlpeGossip
13  VJEÇARI VDES NË PARK/ Nëna e qan në facebook: Jam shkatërruar, fëmija im shkoi

13 VJEÇARI VDES NË PARK/ Nëna e qan në facebook: Jam shkatërruar, fëmija im shkoi

Një fëmijë 13-vjeçar është gjetur i vdekur mbrëmjen e djeshme rreth orës 19:20 në parkun Ystrad Mynach, në jug të Uellsit.

I mituri i identifikuar si Carson Price u shoqërua në spital, por mjekët e shpallën të vdekur, ndërsa policët të cilat janë duke vijuar hetimet, nuk kanë evidentuar ende një shkak për vdekjen e djalit.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe nëna e të miturit, e cila në një postim në facebook, shkruan:

“Unë jam shkatërruar, fëmija im shkoi. Jeta ime ka mbaruar”. 

Kjo ka sjellë reagimin e shumë njerzëve, të cilët i kanë shprehur ngushëllimet në komente.

Disa vijojnë si më poshtë: 

“Ne të gjithë jemi shkatërruar nga kjo humbje tragjike”.

“Unë jam i sigurt se të gjithë në bashkësinë tonë do të bashkohen me ju në ndarjen e dhimbjes sonë më të thellë me miqtë dhe familjen e nxënësit në këtë kohë të tmerrshme”.

Një këmbësor tha se ishte ‘tronditur’ nga ajo që kishte ndodhur.

“Ka qenë gjithmonë një park i qetë. Nuk mund të besoj se diçka kaq e tmerrshme ka ndodhur këtu. Unë jam i tronditur të jem i sinqertë.”

Shefi Detektiv, Sam Payne, i cili po udhëheq hetimin tha:

“Në këtë kohë janë duke u zhvilluar hetime dhe hetimi për vdekjen e këtij të riu është ende në fazat e hershme. Specialistët po punojnë për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.”