HARROJINI TRËNDAFILAT DHE SURPRIZAT/ Një djalë zgjedh mënyrën më të veçantë për t’i propozuar të dashurës (VIDEO) – AlpeGossip
HARROJINI TRËNDAFILAT DHE SURPRIZAT/ Një djalë zgjedh mënyrën më të veçantë për t’i propozuar të dashurës (VIDEO)

HARROJINI TRËNDAFILAT DHE SURPRIZAT/ Një djalë zgjedh mënyrën më të veçantë për t’i propozuar të dashurës (VIDEO)

Kur vjen puna tek propozimi për martesë, çdo djalë do që ta realizojë në mënyrën më të bukur dhe më të veçantë. Nëse keni menduar se i keni parë të gjitha, na besoni që idetë janë të pafundme. Një djalë nga Japonia ka zgjedhur një mënyrë sa romantike aq edhe inovative për të surprizuar partneren e tij.

Ai quhet Yasushi Takahashi, është nga Japonia dhe gjithçka nisi në 2008-ën kur i riu kuptoi që ka gjetur personin e duhur për të vazhduar jetën. Ai vendosi që t’i tregojë partneres qëllimet serioze duke përdorur GPS dhe përveçse surprizoi dashurinë e jetës, ai u fut në librin e rekordeve ‘Guinness’ për vizatimin më të madh të krijuar ndonjëherë me GPS. Takahashi udhëtoi mes për mes Japonisë për të shkruar ‘Marry Me’ (martohu me mua) dhe për të bërë një ‘zemër’ në ‘Google Earth’. Të riut ju deshën 6 muaj për ta realizuar këtë surprizë dhe ju desh të udhëtonte 7000 km.

Sigurisht që e dashura e tij e pranoi dhe gjërat tashmë kanë marrë drejtimin që dy të dashuruarit dëshironin.