SHUMË SHPEJT BLOGERE/ Florian Agalliu mbështet në çdo hap vajzën e tij (VIDEO) – AlpeGossip
SHUMË SHPEJT BLOGERE/ Florian Agalliu mbështet në çdo hap vajzën e tij (VIDEO)

SHUMË SHPEJT BLOGERE/ Florian Agalliu mbështet në çdo hap vajzën e tij (VIDEO)

Florian Agalliu ka një lidhje shumë të ngushtë me vajzën e tij të vetme, Mian. Kemi parë shpesh se moderatori i njohur mundohet t’i përshtatet sa më shumë moshës së saj, që ajo të ndjehet sa më e lirshme në shoqërinë e tij si baba.

Flori përveçse e ka mësuar si të ushtrohet fizikisht, së fundmi ka vendosur ta mbështesë edhe për pasionin e saj më të ri.

Moderatori ka treguar se vajza e tij dëshiron që të bëhet blogere, për të provuar eksperimente të ndryshme. Duke qenë se Mia është ende e vogël dhe nuk ka një llogari në rrjete sociale ka vendosur që “profesionin” ta nisë nga profili i babit. Floriani ka publikuar në ‘Instagram’ një video në të cilën vogëlushja shihet duke bërë një eksperiment me ‘Coca Cola’ dhe disa ilaçe. Përkrah videos moderatori shkruan: “Ëndrra më e re e Mias është të bëhet blogere…Por po e nisim nga profili i babit…Hidhini një sy eksperimentit”.

 

Siç duket Mia e ka shijuar në maksimum këtë eksperiencë dhe me siguri ndjehet akoma dhe më shumë e lumtur që arrin të fitojë lejen e prindërve për çdo gjë që dëshiron të provojë.

Për më tepër duke ditur se blogerët sot janë shumë të suksesshëm, mund të themi se Mia ka “zgjedhur” një nga punët më të mira. Duke qenë se ka mbështetjen e babi Florianit dhe se mund të përdorë profilin e tij, ku ka mijëra ndjekës, ndoshta mund të arrijë edhe ajo suksesin.