“PREJ 6 MUAJSH NUK JEMI BASHKË”/ Egla Harxhi tregon pse ajo dhe Ale jetojnë të ndarë (FOTO) – AlpeGossip
“PREJ 6 MUAJSH NUK JEMI BASHKË”/ Egla Harxhi tregon pse ajo dhe Ale jetojnë të ndarë (FOTO)

“PREJ 6 MUAJSH NUK JEMI BASHKË”/ Egla Harxhi tregon pse ajo dhe Ale jetojnë të ndarë (FOTO)

Modelja që ka shkaktuar shpesh bujë me deklaratat e saj, Egla Harxhi ishte e ftuar sot tek “Rudina”, ku foli për mëmësinë dhe marrëdhënien me bashkëshortin e saj, fotografin francez Alexander Ale del Basseville.

Egla tregoi se prej 6 muajsh ajo dhe Ale nuk jetojnë bashkë pasi fotografi udhëton shpesh anembanë botës.

“Ale është në udhëtime në vende të ndryshme të botës. 6 muaj nuk kemi qenë bashkë. Alexandre nuk ka qenë i pranishëm kur lindi djali, unë nuk doja që të ishte. I kemi ndarë përgjegjësitë, ai do të vazhdojë detyrat e tij dhe unë do të merrem me djalin”, u shpreh Egla.

“Tani që jam bërë nënë çdo gjë ka ndryshuar. Kur kuptova se isha shtatzënë nisi ndryshimi sepse zgjedhja për të mbajtur një fëmijë kur nuk ishte e parashikuar më bëri të kuptoj përgjegjësitë që kisha. Mendoj se nuk bëjmë fëmijë thjeshtë sepse kemi nevojë të bëjmë fëmijë apo për të plotësuar boshllëqet tona. Përveçse kuptova se kisha përgjegjësi, kuptova edhe që unë si Egla nuk isha më në plan të parë”, u shpreh modelja.