SI NJË PRINC/ Brenda dhomës së djalit të Almedës dhe Tolgahan – AlpeGossip
SI NJË PRINC/ Brenda dhomës së djalit të Almedës dhe Tolgahan

SI NJË PRINC/ Brenda dhomës së djalit të Almedës dhe Tolgahan

Ameda Abazi është në ditët e fundit të pritjes së ëmbël. Bukuroshja shqiptare dhe bashkëshorti i saj, aktori i famshëm turk Tolgahan Sayışman, janë në pritje të një djali të cilin do ta pagëzojnë me emrin e veçantë Efehan.

Çifti ka qenë shumë aktiv në rrjetet sociale dhe Almeda herë pas here ka publikuar foto me barkun e rrumbullakosur ku ka zbuluar se po e pret të birin me padurim. Prej disa ditësh ata kanë filluar përgatitjet në shtëpinë e tyre dhe po merren me çdo detaj.

Pak minuta më parë, Almeda ka zbuluar dhe një pjesë të dhomës së bebit. Në një video të publikuar në Instastory, shihet krevati i bebit ku mbizotërojnë ngjyrat blu dhe e bardhë. Gjithashtu një detaj i veçantë është edhe emri i shkruar në derën e dhomës.