Filmon gratë në dhomën e zhveshjes, arrestohet punonjësi i klinikës private – AlpeGossip
Filmon gratë në dhomën e zhveshjes, arrestohet punonjësi i klinikës private

Filmon gratë në dhomën e zhveshjes, arrestohet punonjësi i klinikës private

Një punonjës i një klinike private në Turqi është arrestuar pasi kishte vendosur kamera të fshehtë në dhomën e zhveshjes së grave duke i filmuar nudo.

Sipas agjencisë turke të lajmeve “DHA”, ngjarja ka ndodhur në një klinikë private dialize në provincën Edirne të Turqisë.

Media raporton se punonjësi, i identifikuar vetëm si S.Y., kishte vendosur telefonin e tij celular në disa koli në dhomën e zhveshjes dhe kishte filmuar gratë teksa ndërroheshin.

Celulari u dallua nga disa punonjës të tjerë të klinikës të cilët panë pamjet e papërshtatshme të grave. Pasi telefoni rezultoi se ishte i S.Y., punonjësit e paditën në polici.

Në dëshminë e tij në polici, i dyshuari tha se ishte në depresion dhe se ishte penduar për një veprim të tillë.

Hetuesit gjetën pamjet nudo të grave në celularin e S.Y., për të cilin gjykata vendosi arrest me burg.