I VODHËN PASHAPORTËN NË SELANIK/ Pas ngjarjes së shëmtuar reagon Alban Ramosaj – AlpeGossip
I VODHËN PASHAPORTËN NË SELANIK/ Pas ngjarjes së shëmtuar reagon Alban Ramosaj

I VODHËN PASHAPORTËN NË SELANIK/ Pas ngjarjes së shëmtuar reagon Alban Ramosaj

Fundjava që lamë pas nuk ishte edhe aq e mirë për Alban dhe Beatrix Ramosaj pasi ranë pre e një grabitjeje në Greqi. Disa persona të pa-identifikuar thyen xhamat e makinës, vodhën pasaportat e tyre, laptopin dhe disa dokumente të tjera.

Ngjarjen e shëmtuar e bënë të ditur vetë motër e vëlla përmes disa postimeve në Instagram. Madje ata shprehën shqetësimin se edhe pas denoncimit policia po vonohej së tepërmi. Megjithatë kjo situatë kaloi dhe çdo gjë tjetër për Beatrix-in dhe Albanin kishte shkuar shumë mirë.

Ditën e sotme, në një prononcim ekskluziv për Blitz.al, Alban Ramosaj ka treguar më shumë rreth asaj ngjarjeje:

“Falë Zotit nuk ka ndodhur diçka më e rëndë e jemi shëndoshë e mirë. Ironikisht kaluam mjaft mirë, pavarësisht grabitjes (qesh). E vetmja gjë që më ngacmon kuriozitetin është pse pasaportat? Dhe në ç’formë mund të keqpërdoren? Policia na tregoi që në të njëjtën natë rreth 8 makina të tjera ishin grabitur dhe vetëm pasaportat ishin vjedhur. Uroj të jetë mbyllur me kaq dhe të mos ketë vazhdim ky episod.”

Më tej Albani ka sqaruar edhe arsyen e vonesës së policisë, duke hedhur poshtë dyshimet se shkaku mund të ishin targat shqiptare.

 “Duke qenë se u gjendëm në Selanik në periudhë festive dhe pushimi, autoritetet përkatëse duket se mundoheshin të rrinin në shpirtin e festës. Ky ishte dhe shkaku i neglizhencës dhe reagimit të ngadaltë ndaj telefonatave dhe vizitave në rajone policore të ndryshme. Nuk u vëmë faj, të gjithëve na pëlqejën ditët e pushimit. Falë zotit nuk ishte aksident rasti ynë se kushedi si do përfundonte situata” u shpreh Albani.