DALIN PAMJET E FILMIT ME STRIPTISTE/ Jennifer Lopez, e hatashme me fustanin e çarë deri në pjesën intime – AlpeGossip
DALIN PAMJET E FILMIT ME STRIPTISTE/ Jennifer Lopez, e hatashme me fustanin e çarë deri në pjesën intime

DALIN PAMJET E FILMIT ME STRIPTISTE/ Jennifer Lopez, e hatashme me fustanin e çarë deri në pjesën intime

Jennifer Lopez po xhiron një prej filmave më të bujshëm të karrierës së saj si aktore.

Bëhet fjalë për “Hustlers”, një film që flet për jetën e një ish-striptisteje, dhe që do të ketë shumë skena të këngëtares së famshme duke kërcyer në një tub.

Teksa xhirimet në New York vijojnë, disa skena nga filmi janë publikuar nga “Daily Mail”, ku Jennifer Lopez duket e hatashme me një fustan shumë seksi.

Këngëtarja ka veshur një fustan në ngjyrë kafe, me të çarën në pjesën e majtë që i vjen gati deri në pjesët intime.

Aktorja 49-vjeçare iu bashkua kolegeve Constance Wu, Keke Palmer, dhe Lili Reinhart ndërkohë që filmonin në New York City.

Jennifer dukej thjesht rrëzëllitëse ndërsa në dorë mbante një çantë 5,000 dollarë të Judith Leiber.

Lopez luan Ramonën në film, e cila akuzohet për komplot, sulm, dhe vjedhje.

Filmi është vendosur të publikohet këtë vit më 13 shtator dhe pjesë e tij do të jetë edhe Cardi B.