“NA RRITËT ME PËRKUSHTIM”/ Jonida thotë fjalët që çdo prind do donte të dëgjonte – AlpeGossip
“NA RRITËT ME PËRKUSHTIM”/  Jonida thotë fjalët që çdo prind do donte të dëgjonte

“NA RRITËT ME PËRKUSHTIM”/ Jonida thotë fjalët që çdo prind do donte të dëgjonte

Jonida Maliqi kohët e fundit është komentuar në media pasi siç dihet në maj ajo do përfaqësojë vendin në Eurovizion me këngën “Ktheju tokës”. Këngëtarja ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale ku ka treguar se prej javësh ka qenë në një tur duke prezantuar këngën në vende të ndryshme të Europës.

Dita e sotme është shumë e veçantë për familjen e Jonidës pasi prindërit e saj festojnë 42-vjetorin e martesës. Këngëtarja ka publikuar një foto ku shihet me nënën dhe babain e saj dhe pranë ka bërë një urim shumë të ëmbël për të dy.

“Si sot 42 vjet më parë prindërit e mi kurorëzuan dashurinë e tyre të pashtershme në martesë. Ju dua shumë dhe faleminderit që na sollët në jetë e na rritët me aq shumë dashuri e përkushtim mua dhe Xhildën. Xhilda ti mungon në këtë foto, por je gjithmonë me ne, siç jemi ne me ty. Më mungon motër!”., ka shkruar Jonida pranë postimit që është komentuar gjatë.