LIDHJA QË PO E MBAN TË FSHEHTË/ Bertina lë Dubain për të dashurin në Shqipëri (FOTO) – AlpeGossip
LIDHJA QË PO E MBAN TË FSHEHTË/ Bertina lë Dubain për të dashurin në Shqipëri (FOTO)

LIDHJA QË PO E MBAN TË FSHEHTË/ Bertina lë Dubain për të dashurin në Shqipëri (FOTO)

Bertina Mehmeti mbetet një nga vajzat më të komentuara të showbizit sidomos pas daljes nga “Big Brother” dhe jetës së re në Dubai. Asokohe u përfol se Bertina bënte jetë luksoze mes sheikëve, por e ftuar sot në “Thumb”, ish-banorja tregoi se kjo nuk ishte e vërtet pasi në Dubai punonte në pozicionin e inxhinieres në një kompani të njohur të makinave.

E pyetur nëse e la Dubain për arsye zemre, Bertina u shpreh se jetën private e ka shumë të shenjtë dhe përpiqet ta ruajë jashtë syrit të publikut.

“Pjo” (edhe po edhe jo), u përgjigj Bertina duke lënë të kuptohet se është dikush në jetën e saj, por preferon mos ta bëjë publik.

“Jam pak tip i vështirë, nuk i marr hapat aq thjesht”, u shpreh Bertina.