“LAJMI I ËMBËL”/ Mami Anjeza festoi ditëlindjen e vajzës dhe na rrëmbeu zemrat me foton që publikoi – AlpeGossip
“LAJMI I ËMBËL”/ Mami Anjeza festoi ditëlindjen e vajzës dhe na rrëmbeu zemrat me foton që publikoi

“LAJMI I ËMBËL”/ Mami Anjeza festoi ditëlindjen e vajzës dhe na rrëmbeu zemrat me foton që publikoi

Këngëtarja shqiptare Anjeza Shahini është bërë nënë për herë të parë e një vogëlushjeje prej gati dy muajsh.

Lajmin e ëmbël e dha vetë bukuroshja përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, prej ku bëri publik edhe emrin e vajzës… Victoria Kelis Connolly.

Së fundmi ajo ka ndarë një foto shumë simpatike të saj dhe vajzës së vogël me rastin e ditëlindjes.

“Ditëlindja më e bukur dhe më kuptimplotë. Ju falenderoj shumë për të gjitha urimet që më keni dërguar”, shkruan Anjeza krah fotos.

Mami Anjeza është treguar e kujdesshme për mos t’i zbuluar fytyrën vajzës, teksa vetë duket në formë shumë të mirë pas lindjes.

Anjeza dhe bashkëshorti i saj anglez Paul Edward Conolly janë martuar në shtator të vitit 2015-të në Toskanë, por aktualisht ata jetojnë në Britani.