SI DY PIKA UJI/ Ja kujt i ngjan djali i Almedës dhe Tolgahanit (FOTO) – AlpeGossip
SI DY PIKA UJI/ Ja kujt i ngjan djali i Almedës dhe Tolgahanit (FOTO)

SI DY PIKA UJI/ Ja kujt i ngjan djali i Almedës dhe Tolgahanit (FOTO)

Katër ditë më parë, aktorja e njohur Almeda Abazi u bë nënë për herë të parë. Ajo dhe Tolgahan Sayisman u bënë prindër të një vogëlushi që e pagëzuan me emrin Efehan, ndërsa së fundmi u publikuan fotot e para të çiftit që po e merrnin të voglin në shtëpi.

Gjatë një prononcimi për median turke ”UçanKus Tv”, aktorja ka zbuluar se i vogli është një kopje e bashkëshortit të saj, Tolgahanit.

“Unë linda një Tolgahan. Kur ma dhanë në krahë dhe e pashë. i thashë madje: ‘Po ky qenka fiks si ty!’- ka treguar Almeda sipas “Bordo”.

Madje, aktorja ka rrëfyer se përveç ngjashmërisë në pamje, fëmija dhe i ati kishin edhe të njëjtin grup gja.ku, 0+.