NUK E VRISNIN MENDJEN/ 8 gra të famshme që s’e patën problem të vishnin 2 herë të njëjtën gjë – AlpeGossip
NUK E VRISNIN MENDJEN/ 8 gra të famshme që s’e patën problem të vishnin 2 herë të njëjtën gjë

NUK E VRISNIN MENDJEN/ 8 gra të famshme që s’e patën problem të vishnin 2 herë të njëjtën gjë

Nëse sot ndihesh keq që veshe sërish të njëjtën xhaketë si edhe dje, hidhi një sy këtij artikulli ku tregohet se si të famshmet botërore e bënë këtë gjë denjësisht, përpara kamerave, njerëzve dhe syve që nuk u shpëton asgjë.

Rita Moreno

Në vitin 1962, Rita u vlerësua me një Oscar për hir të talentit të jashtëzakonshëm në aktrim. Kaq shumë e dashuroi artistja fustanin që mbajti veshur sa në 2018- n, në ceremoninë e 90- të të Oscar, e veshi sërish.

Cate Blanchett


Në 2015- n, në premierën e “Carol”, Blanchett u shfaq me një fustan klasik të zi, mëngët e së cilit tërhoqën një vëmendje të veçantë. Tre vite më vonë, aktorja e riveshi fustanin por me një ndryshim aspak të vogël: vathët!

Mbretëreshë Letizia e Spanjës

Shkurtin e këtij viti, Letizia mbajti veshur në banketin e realizuar për presidentin e Perusë, të njëjtin fustan që veshi 8 vite më parë në ëestminster, pak para dasmës së ëilliam dhe Kate Middleton- it. Sigurisht që hera e dytë ishte disi më ndryshe: shumë më shumë aksesorë!

Geri Halliëell


Këngëtarja në fjalë veshi në 2009- n të njëjtin fustan që veshi dikur në 2002- shin në një festë pas ndarje së çmimeve Oscar.

Jane Fonda


Po sikur të veshësh të njëjtën xhaketë në dy evente të ndryshme por thjesht të ndryshosh modelin e flokëve dhe aksesorët?  Këtë gjë e provoi Jane Fonda në 2016- n; herë në një festë në Beverly Hills e më pas në një shfaqje të Saint Laurent- it.

Kate Middleton


Njësoj mendon edhe dukesha e Cambridge- s. Përpara jush Kate në 2012- n, në Lojërat Olimpike të Londrës dhe Kate në 2018- n, në Tusk Conservation Aëards.

Kate Moss


Po kështu, Kate Moss në eventin bamirës Sam & Ruby në 2006- n dhe Kate Moss në shoë– n e Christian Dior- it, në 2010- n.

Sharon Stone


Ylli i kinematografisë botërore u shfaq me këtë fustam të zi Roberto Cavalli fillimisht në një festë në Mardan Palace, Antalya në 2009- n dhe një vit më vonë në një koncert dedikuar departamentit të policisë së Neë York- ut.