E SULMUAN PËR VIDEON ME FËMIJËT ROMË/ Valbona u kthehet keq komentuesve: Sa kollaj e keni… – AlpeGossip
E SULMUAN PËR VIDEON ME FËMIJËT ROMË/ Valbona u kthehet keq komentuesve: Sa kollaj e keni…

E SULMUAN PËR VIDEON ME FËMIJËT ROMË/ Valbona u kthehet keq komentuesve: Sa kollaj e keni…

Mbrëmjen e djeshme Valbona Selimllari ka publikuar një video të shkëputur nga emisioni i saj “Më jep dorën” ku shihet teksa udhëton me dy fëmijë romë në rrugët e Tiranës. Teksa ecin me makinë, Valbona dhe dy vajzat përballen me një imazh të trishtë ku një nënë shihet e ulur në trotuar me fëmijën në krahë.

“Po si mund ta nxjerrësh atë fëmijë në rrugë mi, si mund ta nxjerrësh? Si çfarë do bësh? Qendra sociale keni, para ju japin”, i drejtohet Valbona gruas teksa më pas vajzat i kanë treguar se gruaja në fjalë e ka një shtëpi sepse ato e njohin.

Mirëpo kjo video është komentuar shumë nga ndjekësit e Valbonës të cilët me komentet e tyre i janë kundërvënë.

“Më fal seriozisht? Me çfarë të drejte i përdor imazhin fëmijës që ke në makinë? Dhe çfarë është më e rëndë me ç’të drejt e ekspozon ndaj një rreziku që ti as nuk mund ta kuptosh sa i madh mund të jetë duke përdorur këtë ‘sinqeritetin’ e fëmijës? Dhe nuk dua as ti hyj debatit për qendrat sociale dhe paratë”, i ka thënë njëra nga ndjekëset, ndërkohë që një tjetër i shkruan:

“Po ku janë mi këto qendrat sociale aman. Na hapet barkun je bërë edhe ti si lëpirëse. Nëse ajo zonja do kishte në terezi nuk ka nevojë të inspektosh ti me Range Rover por e inspektojnë ata që e kanë për detyrë. Që zakonisht në Shqipëri nuk funksionojnë sepse nëse do kishte qendra sociale dhe ty të shqetëson fakti që ajo zonja e ka nxjerr fëmijën ashtu vjen shërbimi social dhe ja merr. Po ju s’keni asgjë bëni dhe p… duke treguar çfarë është gabim a jo”, i shkruan një tjetër por Valbona vendos t’i kthej përgjigje.

“Sa kollaj e keni të flisni sikur dini gjithçka, nëse ke dëshirë  të jap unë disa informacione, që kur të flasësh të jesh e drejtë. Ti tregojë unë disa histori se si i përdorin disa prindër fëmijët. Hajde se të çoj unë të flasësh me disa prej tyre që të kuptosh të vërtetën, që pretendon se di. Nëse do kontakto. Të rrënqethet trupi me disa prej tyre. Ndaj të lutem.”, ka shkruar Valbona teksa nuk është ndalur me kaq dhe i është kthyer dhe disa komentuesve të tjerë.

“Ne fakt nuk më intereson fare të keni respekt kur merrni përsipër të gjykoni. Por kam një kërkesë miqësore, bëje dhe ti një punë të mirë dhe mundohu të kuptosh mesazhin e asaj video. Sa për qëllimin tim, mendo atë që do”, përfundon Valbona.