E PRISNIM/ Jonida Maliqi tregon sa veshje ka marrë me vete për në Eurovision (FOTO) – AlpeGossip
E PRISNIM/ Jonida Maliqi tregon sa veshje ka marrë me vete për në Eurovision (FOTO)

E PRISNIM/ Jonida Maliqi tregon sa veshje ka marrë me vete për në Eurovision (FOTO)

Jonida Maliqi është fashionista e skenës shqiptare. Domethënë, ka qenë që para se të dilnin Instagram-i të tilla gjëra.

Kështu që, nuk kishte sesi për ditët e saj të qëndrimit në Tel Aviv, ku aktualisht po zhvillohen aktivitetet para- Eurosong, të mos merrte me vete një sasi të majme rrobash.

Ajo tregoi në një intervistë për “Eurovision DE” se sa rroba, ekzaktësisht sa, ka marrë në valixhen e saj për në Izrael.

“Kam marrë shumë”, ishte përgjigja e pritshme e Jonidës, “30 fustane, 21 palë këpucë, 6 çanta…”

Por, këto nuk i mjaftojnë. Prandaj, Jonida Maliqi angazhoi grupin e artistëve të look-ut që kur të vinin një ditë më parë, t’i sillnin të tjera rroba edhe pse qëndrimit në Tel Aviv po i vjen fundi.

Nata e parë e Eurovision Song Contest do të mbahet nesër, kurse gjysëm- finalja e dytë do të jetë në datën 18, kur Jonida Maliqi do të performojë e 14-a si përfaqësuese e Shqipërisë. Këtë vit në konkurrim janë 41 shtete.

Duhet thënë se Jonida Maliqi i ka paraprirë konkurrimit me një strategji të mirëmenduar marketimi. Prej ditësh, në Instagram-in e saj ka vetëm postime të panumërta në lidhje me Eurosong-un, ndërsa dje, në tapetin portokalli, Jonida Maliqi u shfaq me një fustan blu me ylberin përfaqësues të LGBT-së.

E pyetur nga prezantuesja e tapetit portokalli për kuptimin e veshjes së saj, Jonida u shpreh:

“Nëse jeta jote është blu, mund të zgjedhësh një ngjyrë tjetër nga ylberi.”