ASKUSH NUK E DINTE/ Aktorja e Hollivudit zbulon origjinën çame (FOTO) – AlpeGossip
ASKUSH NUK E DINTE/ Aktorja e Hollivudit zbulon origjinën çame (FOTO)

ASKUSH NUK E DINTE/ Aktorja e Hollivudit zbulon origjinën çame (FOTO)

Aktorja, këngëtarja dhe producentja e njohur amerikane, Rita Wilson ka zbuluar se nëna e saj ka origjinë çame. Rita e ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Nënës me një foto krah mamasë së saj dhe tregon një histori prekëse.

“Nëna ime. Ajo e humbi babain kur ishte 4 vjeç dhe për 15 vite jetoi në fshatin e saj në kufi mes Greqisë dhe Shqipërisë. Kur gjërat u bënë serioze gjatë luftes nëna e saj vendosi të arratiseshin nga fshati duke ngjitur malet që ndajnë dy shtetet. E detyruar nga rrethanat, nëna ime e bëri këtë udhëtim, mes errësirës së natës, e rrezikuar të qëllohej e të linte çdo gjë pas. Çfarë kurajo që kishte. Nëna ime ishte e qeshur, e sjellshme, na bënte të qeshnim, nuk mësoi kurrë të notojë ose t’i japë biçikletës, gatuante të gjitha vaktet për ne, na qepte rrobat, na donte. Ajo mund të qëndiste çdo gjë me dorë. Edhe një fetë buke me gjalpë, me reçel apo një vezë e skuqur shijonte më shumë nga duart e saj. Më mungon shumë. Gëzuar ditën e nënës”, shkruan Rita.

Rita Wilson është e martuar me aktorin e njohur Tom Hanks.