FESTIMET E DITËLINDJES SË KROI ART VAZHDOJNË/ Vogëlushi më i qeshur se asnjëherë pranë familjes së madhe – AlpeGossip
FESTIMET E DITËLINDJES SË KROI ART VAZHDOJNË/ Vogëlushi më i qeshur se asnjëherë pranë familjes së madhe

FESTIMET E DITËLINDJES SË KROI ART VAZHDOJNË/ Vogëlushi më i qeshur se asnjëherë pranë familjes së madhe

Pak ditë më parë, vogëlushi i dy personazheve televizivë mjaft të dashur, Bieta Sulos dhe Alban Dudushit, festoi 2-vjetorin e lindjes. Moderatorja zgjodhi disa foto nga dita kur Kroi Art erdhi në jetë dhe shkroi disa fjalë shumë të ndjera, duke theksuar se vogëlushi prej dy vitesh ka mbushur zemrat e prindërve. Ndaj, pikërisht për këtë arsye çifti i moderatorëve ka zgjedhur të festojë gjatë ditëlindjen e Kroit. Bieta ka publikuar disa foto ku vogëlushi shfaqet mjaft i qeshur pranë prindërve, motrës dhe familjarëve të tjerë. “Se ditëlindja nuk quhet po nuk vazhdoi dy javë…Kroi Art 2vjeç”, shkruan moderatorja krahas fotove. Përveç momenteve argëtuese me të afërmit, Kroi është rrethuar edhe nga dhurata të ndryshme.