Reperi Fero dhe modelja Arbenita janë padyshim një ndër çiftet më të komentuara. Dyshja janë të pandarë dhe vazhdimisht shihen nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Së fundmi, siç duket çifti i njohur janë nisur për disa ditë pushimi, mirëpo në aeroplan u ka ndodhur një gjë e papritur.
Arbenita nëpërmjet disa postimeve në ‘Instastory’ ka zbuluar se një gjyshe i ka ndarë dhe nuk i ka lejuar që të ulen së bashku.
‘Një gjyshe nuk na lejoi të uleshim bashkë’, ka shkruar Arbenita e mërzitur në postimin e saj teksa ka filmuar Feron që qëndron larg saj. ‘ E urrej atë’, ka shkruar në postimin tjetër modelja e njohur ku shihet gruaja që i pengoi të qëndronin bashkë.