“U TRONDITA,NUK DI ÇFARË EMËR TI VENDOS”/ Agron Llakaj revoltohet pas vdekjes së parodistit Muhamet Liko – AlpeGossip
“U TRONDITA,NUK DI ÇFARË EMËR TI VENDOS”/ Agron Llakaj revoltohet pas vdekjes së parodistit Muhamet Liko

“U TRONDITA,NUK DI ÇFARË EMËR TI VENDOS”/ Agron Llakaj revoltohet pas vdekjes së parodistit Muhamet Liko

Një lajm i hidhur tronditi artin dje pasi një nga parodistët e Vlorës humbi jetën në Itali, ku po kurohej pas problemeve me zemrën.

Muhamet Liko u nda nga jeta në moshën 64-vjeçare pas një ataku kardiak. Ndarja e tij nga jeta e ka hidhëruar pa masë aktorin e njohur Agron Llakaj, i cili ka humbur njërin nga kolegët më të mirë.

“Sot është një ditë e rëndë, e hidhur helm dhe e trishtuar. Lajmi që ti Meti i dashur u ndave nga ne, jo thjesht më bëri të mos i mbaj lotët, por humbja është e madhe, jo thjesht fizike për ty Meti i dashur, por për humorin shqiptar dhe për të gjithë shqiptarët që humbëm një humorist të rrallë, familja njeriun e dashur dhe Vlora një nga legjionarët e humorit shqiptar. ‘Ata janë katër… Mosketieri i pare na la’. Lamtumirë Meti i dashur…”, shkroi dje Llakaj në rrjetet sociale.

Ndërkohë, në një pronocim për “Panoramën”,  Llakaj tha se u trondit nga mediat të cilat u përqendruan me tepër tek aktualiteti politik sesa te humbja e një artisti:

“Nuk mendoja kurrsesi se do të vinte një ditë të flisja për Metin në këto rrethana. Jeta e tillë është por përtej të gjithave u trondita edhe nga reagimi i ekraneve. Unë mendoja se vdekja e tij është më shumë ngjarje se takimi i Bashës në Kurbin. Këtë e quaj mungesë respekti dhe s’di ç’emër t’i vendos. Meti ishte dhe do mbetet etalon në llojin e vet dhe i papërsëritshëm”, ka thënë ai.