“NUK HYJ NË KREDI SI JU TË TJERËT”/ Flaka Krelani thumbon publikisht kolegët – AlpeGossip
“NUK HYJ NË KREDI SI JU TË TJERËT”/ Flaka Krelani thumbon publikisht kolegët

“NUK HYJ NË KREDI SI JU TË TJERËT”/ Flaka Krelani thumbon publikisht kolegët

Këngëtarja e njohur Flaka Krelani që në daljen e saj të parë ka tërhequr vëmendjen me zërin e fuqishëm dhe mbahet si një ndër këngëtaret që këndon më mirë live. Së fundmi,  ajo ka qenë e ftuar në emisionin ‘#gjesi’ ku ka rrëfyer diçka më shumë për projektet e reja dhe jetën private.

Flaka ka folur dhe për klikimet dhe ka treguar se nuk ka bërë kurrë kompromise në karrierën e saj dhe preferon që fansat dhe dëgjuesit t’i ketë gjithmonë real.

“Edhe nëse veç 10 vetave ju pëlqej unë jam e lumtur sepse e di që ata 10 janë real. Unë tani në kredi nuk mundem të hyj për të blerë klikime” është shprehur ndër të tjerash këngëtarja duke nënkuptuar kështu që të shumtë janë artistët që i blejnë sot klikimet.