ROMANTIK SA MË S’KA/ Alfio i bën super surprizën Fatmës në vendin e punës (FOTO) – AlpeGossip
ROMANTIK SA MË S’KA/ Alfio i bën super surprizën Fatmës në vendin e punës (FOTO)

ROMANTIK SA MË S’KA/ Alfio i bën super surprizën Fatmës në vendin e punës (FOTO)

Muaj më parë moderatorja e njohur Fatma Methasani dhe shefi i kuzhinës Alfio Rrotani pranuan publikisht lidhjen. Që pasi pranuan lidhjen çifti është parë gjithmonë së bashku në çdo dalje publike dhe në rrjetet sociale nuk ngurrojnë që t’i shprehin njëri-tjetrit vazhdimisht ndjenjat.

 

Alfio është shumë romantik dhe herë pas here e surprizon moderatoren me dhurata të ndryshme. Së fundmi, ai ka treguar edhe një herë se është shumë i dashuruar me Fatmën. Ai ka shkuar në vendin e punës së moderatores dhe i ka çuar asaj disa buqeta me lule.

 

Siç shihet në pamjet e publikuar nga ana e Fatmës, Alfio e ka mbushur motorin e tij me lule të ndryshme të cilat e kanë gëzuar pa masë moderatoren e “Fun Day”.