Bashkëshortja e reperit Stresi, Kejsi ka treguar se e mbështet bashkëshortin edhe në këtë periudhë të vështirë në të cilën ai prej disa muajsh po qendron brenda në qeli.
Madje pak ditë më parë ajo u rikthye në Shqipëri për ta takuar Stresin dhe tregoi që të hënat mezi i pret pasi në këtë ditë lejohen vizitat.
Gjatë kësaj kohe Kejsi ka postuar shpesh foto e video nga momentet e tyre së bashku. Ditën e sotme bashkëshortja e reperit ka postuar një foto ku shfaqet e ulur nëprehrin e tij teksa i dhuron një puthje.
“E gjithë bota ime”, shkruan Kejsi.
Kejsi gjatë kësaj kohe është parë shpesh edhe me prindërit e Stresit me të cilët ka një marrëdhënie shumë të mirë.