SHERRI VAZHDON/ Ky detaj tregon qartë që Beatrixi dhe Anxhelina s’janë pajtuar – AlpeGossip
SHERRI VAZHDON/ Ky detaj tregon qartë që Beatrixi dhe Anxhelina s’janë pajtuar

SHERRI VAZHDON/ Ky detaj tregon qartë që Beatrixi dhe Anxhelina s’janë pajtuar

Prej muajsh në media është komentuar gjatë për sherrin mes dy kushërirave të njohura, Beatrix Ramosja dhe Anxhelina Hadërgjonaj. Pak kohë më parë ato e hoqën njëra-tjetrën nga rrjetet sociale dhe në media u aludua se dy vajzat u zunë për shkak të makeup artistit të njohur, Ariel.

Kohë më parë e ftuar në “E diell”, Albëria foli në lidhje me sherrin e dy vajzave dhe tregoi se ato janë zënka të momentit dhe se marrëdhëniet e tyre janë shumë mirë.

“Fëmijët e motrës sime i dua shumë. Ndonjëherë bëjnë zënka për gjëra të vogla, pastaj e heqin njëra-tjetrën nga Instagrami, portalet fillojnë të bëjnë lajmet dhe kështu me rradhë. Përderisa unë këto ditë që jam në Shqipëri po jetoj te shtëpia e motrës sime, a nuk bien poshtë këto që po thoni ju? Shkojmë shumë mirë me njëra–tjetrën, nuk ka asgjë për t`u shqetësuar”, tregoi Albërija.

Megjithatë ndryshe nga sa ka treguar këngëtarja, në fakt Beatrixi me Anxhelinën vijojnë të mos flasin. Ditën e djeshme, Beatrixi ka festuar 25 vjetorin e lindjes dhe ka marrë urime nga të gjithë familjarët e saj. Madje në festën e organizuar ka qenë e pranishme dhe motra e Anxhelinës dhe Albëria e ka uruar mbesën në komente.

Por ndryshe nga mamaja dhe motra, Anxhelina përsëri ka vendosur të mos e urojë Beatrixin gjë që ka ngritur aludimet se sherri mes tyre ende nuk ka mbaruar.