ILVA TARE NË MBRËMJEN E MATURËS NUK NJIHET/ Gazetarja publikon foton nga viti ’94 – AlpeGossip
ILVA TARE NË MBRËMJEN E MATURËS NUK NJIHET/ Gazetarja publikon foton nga viti ’94

ILVA TARE NË MBRËMJEN E MATURËS NUK NJIHET/ Gazetarja publikon foton nga viti ’94

Ilva Tare është padyshim një nga gazetaret më të suksesshme të ekranit shqiptar, me një karrierë të gjatë dhe eksperiencë në fusha të ndryshme. Ajo ka drejtuar formate televizive të cilat kanë rezultuar të suksesshme dhe së fundmi është bërë pjesë e ‘A2’.

Së fundmi, Ilva ka publikuar herë pas here foto nga vitet e shkuara duke zbuluar ndryshimet që ka pësuar me kalimin e kohës në pamje, por jo vetëm. Pak orë më parë, gazetarja ka zbuluar si dukej në vitin 1994, kohë kur ka festuar edhe mbrëmjen e maturës. Me një pamje tjetër, ku dukshëm bie në sy fakti që është e vogël në moshë, me flokë të gjatë në ngjyrë natyrale, Tare është goxha larg imazhit që jemi mësuar ta shohim. Megjithëse kanë kaluar plot 25 vite nga koha kur është shkrepur kjo foto, gazetarja e njohur vazhdon të ruajë po të njëjtin natyralitet dhe tiparet pothuajse nuk kanë ndryshuar fare.