LOREDANA BLEU MAKINËN SUPER LUKSOZE/ Gruaja zvicerane s’lë gjë pa i thënë (FOTO) – AlpeGossip
LOREDANA BLEU MAKINËN SUPER LUKSOZE/ Gruaja zvicerane s’lë gjë pa i thënë (FOTO)

LOREDANA BLEU MAKINËN SUPER LUKSOZE/ Gruaja zvicerane s’lë gjë pa i thënë (FOTO)

Prej kohësh tashmë skandali i Loredanës me çiftin zviceran është komentuar jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Zvicër. Pak ditë më parë, Loredanës i bllokuan të gjitha llogaritë bankare me vendim prokurorie për shkak se pasuria e saj është e dyshimtë.

Mirëpo, kjo nuk e ndali reperen shqiptare dhe bashkëshortin e saj Mozzik që të vazhdonin me blerjet e shtrenjta. Ata treguan nëpërmjet disa postimeve se kishin blerë një makinë të re të tipit Mercedes Benz.

Lidhur me këto lajme ka reaguar së fundmi edhe gruaja zvicerane Petra Z. e cila ironizoi kërkesën e Loredanës për avokat shtetëror pasi sipas saj nuk ka lekë.

“Nuk ka para për shpenzime ligjore, por me sa duket ka shumë për një Mercedes të ri. Tani, ata kanë tri vetura, ndërsa ne jetojmë në va.rfë.ri. Kjo gjë po mëthyen zemrën”, tha Petra Z. për Blick.

Burimi:Gazeta Express.