15 MINUTAT E FUNDIT TË MARTESËS/ Aktori i famshëm turk ndahet nga bashkëshkortja (FOTO) – AlpeGossip
15 MINUTAT E FUNDIT TË MARTESËS/ Aktori i famshëm turk ndahet nga bashkëshkortja (FOTO)

15 MINUTAT E FUNDIT TË MARTESËS/ Aktori i famshëm turk ndahet nga bashkëshkortja (FOTO)

Özcan Deniz dhe Feyza Aktan janë divorcuar. Prej disa muajsh, lajmet se çifti i kanë dhënë fund martesës janë shoqëruar vazhdimisht me fakte e të dhëna të ndryshme, por asnjëherë ata nuk kanë konfirmuar çfarë po ndodh në të vërtetë me raportin e tyre.

15 muaj pasi u shpallën burrë e grua dhe 8 muaj pasi u bënë prindër të një djali, Özcan Deniz dhe Feyza Aktan i dhanë fund martesës në gjykatë vetëm me një seancë, e cila zgjati 15 minuta.

Gjykata vendosi kujdestarinë e përbashkët për djalin e tyre Kuzey. Özcan Deniz, i cili u vu re me një fytyrë të trishtuar në dalje, i dha lamtumirën ish-bashkëshortes Feyza Aktan.

45-vjeçari Özcan Deniz, pak muaj më parë kishte vërejtur se bashkëshortja e tij, 20 vjet më e re, i kishte shpenzuar mijëra para nga kartat e kreditit. Ndonëse ky pretendim është rrëzuar nga Aktan në gjykatë, nuk dihet me saktësi se cila është arsyeja e vërtetë e divorcit. Kur aktori hyri në sallën e gjyqit, rojet e sigurisë urdhëruan që mediat të mos ishin të pranishme, por këto të fundit u konfrontuan me sigurinë në shenjë proteste.

Kur nisën pretendimet se çifti do të divorcohej, disa javë më parë, mediat turke mësuan edhe se Aktan i ka kërkuar aktorit 15 milion lira turke (2.3 milionë euro), 1 milion për çdo muaj që ata kanë qenë të martuar.