ZBULON DETAJE PËR EMISIONIN E TIJ/ Ndërkohë që të gjithë presin “Hell’s Kitchen”, Renato flet për largimin – AlpeGossip
ZBULON DETAJE PËR EMISIONIN E TIJ/ Ndërkohë që të gjithë presin “Hell’s Kitchen”, Renato flet për largimin

ZBULON DETAJE PËR EMISIONIN E TIJ/ Ndërkohë që të gjithë presin “Hell’s Kitchen”, Renato flet për largimin

Pak ditë më parë, shefi i njohur i kuzhinës Renato Mekolli dha lajmin se në tetor do të nis sezoni i dytë i reality showt të njohur “Hell’s Kitchen” që rezultoi shumë i ndjekur në sezonin e parë.

Renato së fundmi i është përgjigjur pyetjeve të fansave në Instastory ku ka zbuluar shumë detaje në lidhje me emisionin e tij, por gjithashtu ka habitur fansat teksa ka treguar se do të largohet një ditë nga Shqipëria.

Njëri nga fansat e pyeti Renaton se nëse do të iki ndonjëherë jashtë shtetit për të punuar dhe përgjigja e tij i ka befasuar të gjithë.

“Unë jam kalimtarë në Shqipëri do të largohem përsëri”, ka thënë Renato dhe më vonë ka zbuluar detaje të reja për emisionin e tij.

Sipas tij, ky sezon do të jetë ndryshe dhe të gjithë konkurrentët do të jetojnë në një shtëpi të madhe bashkë që madje do të ketë dhe pishinë dhe të ftuar VIP. Po ashtu zbuloi se “Hell’s Kitchen” Kids do të fillojë në mars.