NË 1 VJETORIN E DITËLINDJES/ Besi dhe Xhensila zbulojnë portretin e plotë të Ajkës (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
NË 1 VJETORIN E DITËLINDJES/ Besi dhe Xhensila zbulojnë portretin e plotë të Ajkës (FOTO+VIDEO)

NË 1 VJETORIN E DITËLINDJES/ Besi dhe Xhensila zbulojnë portretin e plotë të Ajkës (FOTO+VIDEO)

Një vit më parë aktori i njohur i humorit Bes Kallaku dhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj u bënë për herë të parë prindër. Xhensila solli në jetë një vajzë të cilës i vendosën emrin e veçantë Ajka. Çifti i njohur i showbizit është treguar shumë diskret në lidhje me privatësinë e vogëlushes dhe rrallëherë kanë publikuar foto me të.

Mirëpo, dita e sotme është shumë  e veçantë për vogëlushen  pasi mbush 1 vjeç dhe dy prindërit e saj për herë të parë nëpërmjet fotove të ndryshme kanë zbuluar portretin plotë të Ajkës nga momenti kur ajo ka lindur dhe kanë thënë fjalët më të ëmbla për të.

“O Ajka e jetës, urime ditëlindjen tende te pare. Unë nuk do te te shkruaj shumë gjate sepse mami yt ka 3 dit qe po shkruan urimin për ty edhe akoma nuk e ka mbaruar . C’ti bëjmë qaramanes?  Ekziston një force aq e madhe tërheqjeje ne bote qe quhet ‘DASHURI’. U rritsh me dashuri edhe dhënç vetëm dashuri.  Lutu gjithmonë qe te kesh sy qe shohin me te mirën tek te tjerët. Te kesh zemër qe fal me te keqen, një mendje qe e harron te keqen. Dhe një shpirt qe nuk e humbet kurrë besimin e Zotit.  Ne po te mësojmë si te ecësh vete, si bën qeni apo macja, te thuash “Besi” edhe “Xhensila” (kete mezi e shqiptojnë edhe te rriturit ne fakt . Por sa po mësojmë edhe ne nga ty, dhe sa po rritemi edhe ne prej teje. Ta dish qe te dua aq shumë sa kam mësuar çdo këngë fëmijësh përmendësh nga “Johny Johny Yes Papa” e deri tek “Baby Shark” Ajka, o lul’e bukur e g.ja.kut tim.”, ka shkruar Besi ndërkohë që nuk ka munguar dhe një urim nga Xhensila.

“Për nektarin e jetës time, bija ime, mbrëmë e kisha te pamundur te flija, e mezi prisja te hapje sytë e ëmbël. E ndjej akoma aromën dhe faqet e ngrohta te tuat kur te sollën tek unë. Ma ngrohen shpirtin si askush me par ne jete, ndjesia hyjnore. Ditëlindja jote, dita me e bukur e e jetës time. Lutja ime, me ty njoha edhe me shume Zotin, kuptova se sa shume dashuri dhe dhembshuri ndjen ai për ne. Ti solle lutjen, Lutem për ty sa hap sytë, e gjumi me zë duke falenderuar Zotin për mrekullinë qe na solli ne jetën . Nuk te dhuruam ne jetën, ti na dhe boten. Ne te dyja kemi qëndruar 24 ore bashkë, kemi qeshur, kemi kërcyer, kemi qar te dyja kur ti ke ber vaksinat, kur te dhembte barku, e tani qe po te dalin kicat(dhembet), kemi eksploruar boten bashkë përreth, nuk po mëson ti nga unë, unë po mësoj nga ty, po e shoh boten vetëm nga sytë e tu, dhe e di sa shume ngjyra, pastërti, gëzim, po shohin sytë e mi tani? Na presin dhe shume vite per te mesuar nga njera tjetra, shoqja, motra, bija ime. Ne ja dolëm zonjushë Ajka, te perjetojm me te bukrin vit me plot sfida, e mesime. Ti ke fuqine, ti me ndyshove mua dhe jeten time pergjithome. Mos e harro kurr, kurr mos ndjej frik, kur ti te kalosh permes ujrave mami do jet me ty. Ne fillim une dhe babi kishim njeri-tjetrin, tani kemi gjithçka. Ajka ëndrra jone e ber realitet.”, përfundon ajo.