NË KRAH TË BLEONA QERETIT/ Ja çfarë paralajmëron Bes Kallaku (FOTO) – AlpeGossip
NË KRAH TË BLEONA QERETIT/ Ja çfarë paralajmëron Bes Kallaku   (FOTO)

NË KRAH TË BLEONA QERETIT/ Ja çfarë paralajmëron Bes Kallaku (FOTO)

Që Bes Kallaku do të sjellë një film të vetin, nuk është më sekret, por që pjesë e filmit të tij do jetë edhe këngëtarja Bleona Qereti nuk e dinim.

Këtë na e kanë zbuluar sot Besi dhe Bleona me anë të fotove në Instagram. Aktori shumë i dashur nga publiku thotë se shikuesve do ju thyhen brinjët nga të qeshurat.

‘Stafi i filmit Falco.
Nuk synojm thyerje rekordesh por thyerje brinjesh nga te qeshurat per kedo qe do e shohi. Zoti ju rujt’, deklaron ai, ndërsa këngëtarja zbulon se filmi ‘Falco’ trajton realitetin shqiptar në mënyrë komike.

‘Faleminderit Bes Kallaku qe me bere te njoh nje dimension komplet tjeter tendin si artist. Nje skenar I jashtezakonshem te cilit nuk mund ti thoja JO! FALCO – nje pasqyrim I frikshem i realitetit shqiptar, po sigurisht i servirur me nota te larta humoristike ne versionin komedi per publikun. Faleminderit te gjithe stafit te mrekullueshem te FALCO per kete eksperience kaq te bukur. LOVE bleona’, shkruan Bleona.