Zbulohen detaje të reja nga Dancing With The Stars, ja kush do të jetë prezantuesi tjetër (FOTO) – AlpeGossip
Zbulohen detaje të reja nga Dancing With The Stars, ja kush do të jetë prezantuesi tjetër (FOTO)

Zbulohen detaje të reja nga Dancing With The Stars, ja kush do të jetë prezantuesi tjetër (FOTO)

Siç u bë e ditur pak kohë më parë këtë vit “Dancing with the stars” do e prezantojë Almeda Abazi, aktorja shqiptare me famë në Turqi. Por Almeda nuk do të jetë vetëm pasi siç është traditë, ky spektakël prezantohet nga një prezantues mashkull dhe një prezantuese femër.

Sipas “Gazeta Express”, krah Almeda Abazit, “Dancing with the stars” do prezantohet edhe nga Rudi Hizmo.

“Gazeta Express” bën me dije edhe datën e fillimit të spektaklit i cili do të nisë më 23 mars.

Gjtihashtu është bërë e ditur se këtë vit do të konkurrojnë personazhe të njohur që kanë qenë në edicionet e mëparshme duke e bërë kërë edicion special.