SOZITË EKZISTOJNË/ Ja vajza e cila është kopja e Elvana Gjatës – AlpeGossip
SOZITË EKZISTOJNË/ Ja vajza e cila është kopja e Elvana Gjatës

SOZITË EKZISTOJNË/ Ja vajza e cila është kopja e Elvana Gjatës

Këngëtarja Elvana Gjata ka postuar në profilin e saj të instagramit tri vajza që këndojnë hitin e saj më të ri “A m’don”. Ky veprim bëhet shpesh nga këngëtarët për të treguar se kënga e tyre është pëlqyer.

Mirëpo, njëra prej këtyre vajzave ka rënë në sy mes dy të tjerave që këndojnë këngën “A m’don”.  Duke qenë se Elvana as nuk e ka treguar emrin e saj, sic ka bërë me dy tjerat, në momentin që hap InstaStoryn e këngëtares dhe shikon vajzën tek kendon, në mendje ke vetëm një emër : Elvana Gjata. Në pamje të parë ajo është si një kopje identike e Elvanës.

Ngjashmeria midis tyre është  aq e pabesueshme sa nëse të dyja do shfaqeshin në të njëjtën rrugë do mendonin se këngëtarja ka një motër binjake.

Perveç të qeshurës, ndërmjet së cilës u kuptua që vajza në fjale nuk është Elvana , gjithçka tjetër është njelloj dhe kjo është tmerrësisht e frikshme.