“NË SHTËPINË TIME ME…”/ Labinot Tahiri publikon foton e vilës luksoze – AlpeGossip
“NË SHTËPINË TIME ME…”/ Labinot Tahiri publikon foton e vilës luksoze

“NË SHTËPINË TIME ME…”/ Labinot Tahiri publikon foton e vilës luksoze

Këngëtari dhe deputeti Labinot Tahiri, i njohur Labi duke mos i rezistuar diellit përvëlues ka bërë një shkëputje nga punët për t’u relaksuar dhe freskuar.

Labinot Tahiri ka ndarë në Instastoryn e tij në instagram disa foto të shkëputura nga kjo ditë. Fotot në fjalë tregojnë se deputeti ka zgjedhur pishinën në oborrin e shtëpisë së tij për të shpëtuar nga i nxehti veror. Ai ka zbuluar një anë të shtëpisë së tij ku duket pishina gjigante dhe pjesa e pasme e shtëpisë e gjitha në të bardhë.

“Një ditë e qetë në shtëpinë time me miq e shokë”, ka shkruar ai duke bërë të ditur që është i shoqëruar nga miqtë e tij, detaj që e ka bërë të ditur dhe me fotot vijuese.

“Ditë pushimi duke e ndarë me shokët e miqtë me i dhan qetsi shpirtit pak”, ka shkruar në foton e radhës duke treguar që kjo është mënyra e tij për tu ndjerë mirë.

Në një foto me një shok të tij ai bën batutë duke thënë “Vlla me motër haha. Vlla me vlla desha me than.”

Në një foto tjetër ai shihet tek tenton që nga pishina të kapë rrushin që i ofron një ndër shokët e tij dhe shkruan: “ Kur thonin që dhelpra kur nuk e kap rrushin thotë është i thartë. Unë e arrij dhe iu tregoj a është i ëmbël apo i thartë se pa e provu nuk bën t’i them i thartë.”