E MAHNITSHME/ Kosova nderon Dua Lipën me një mural gjigant – AlpeGossip
E MAHNITSHME/ Kosova nderon Dua Lipën me një mural gjigant

E MAHNITSHME/ Kosova nderon Dua Lipën me një mural gjigant

Këngëtarja Dua Lipa e fitoi famën botërore pa harruar asnjë moment se origjina e saj është Kosova. Ajo gjithmonë është shfaqur krenare për vendin e saj dhe këtë e ka treguar para miliona njerëzish sa herë që i është dhënë mundësia.

Ashtu siç Dua Lipa është krenare për Kosovën, ashtu dhe Kosova është krenare për Dua Lipën. Këtë e kanë treguar më së miri së fundmi. Në një ndër pallatet më kryesore në Kosovë, qëndron madheshtor murali me të cilin populli ka nderuar Dua Lipën, për çdo të mirë që ajo ka bërë për vendin e saj.

Kujtojmë se së fundmi, Dua Lipa ishte e pranishme në Kosovë, në kuadër të festivalit të “Sunny Hill-it”, duke bërë që dhe njëherë zëri i vendit të saj të dëgjohej në mbarë botën.