”VAZHDONI LUTUNI…”/ Tayna ka një mesazh për të gjithë ata që… (FOTO) – AlpeGossip
”VAZHDONI LUTUNI…”/ Tayna ka një mesazh për të gjithë ata që… (FOTO)

”VAZHDONI LUTUNI…”/ Tayna ka një mesazh për të gjithë ata që… (FOTO)

Reperja e njohur, Tayna ka publikuar së fundmi 2 bashkëpunime të cilat janë pritur mirë nga publiku dhe janë kthyer menjëherë në hite. Pasi solli këngën me titull ‘Pasite’ së bashku me Mc Kresha dhe Lyrical Son, 22-vjeçarja publikoi këngën me titull ‘Bye Bye’ me Dafina Zeqirin, e cila numëron disa miliona klikime në kanalin e ‘Youtube’ në vetëm pak ditë.

Ndërsa pas këtij momenti, ajo ka zgjedhur të japë një mesazh të rëndësishëm në llogarinë e saj në rrjetet sociale, për të gjithë ata që thanë se koha e saj ishte duke përfunduar. “Unë triumfoj çdo verë. Vitin e kaluar ‘Columbiana’, këtë verë ‘Bye Bye’. Çfarë vjen më pas? Ata thanë se koha ime përfundoi, ju thashë vazhdoni të luteni për këtë”, ka shkruar reperja në foton e publikuar në ‘Instastory’.

Mesa duket shumë shpejt Tayna do të sjellë të tjera projekte muzikore, të cilat do të pasojnë suksesin e këngëve më të fundit. Artistja nuk ka bërë të ditur asnjë detaj tjetër, megjithatë ato priten të zbulohen në javët në vazhdim nga vetë ajo.