KËNGA MË E RE ISHTE NJË SUKSES/ Ja surpriza tjetër që Ardian Bujupi ka për fansat – AlpeGossip
KËNGA MË E RE ISHTE NJË SUKSES/ Ja surpriza tjetër që Ardian Bujupi ka për fansat

KËNGA MË E RE ISHTE NJË SUKSES/ Ja surpriza tjetër që Ardian Bujupi ka për fansat

Këngëtari Ardian Bujupi vetëm së fundmi ka realizuar projektin muzikor “Meine Liebe” në bashkëpunim me Elvana Gjatën. Ky projekt muzikor rezultoi të ishte një sukses pasi u pëlqye shumë nga publiku.

Ardiani prej disa kohësh ka lajmëruar për albumin e tij më të ri, të titulluar “Rahat”. Përmes një postimi në instagram ai ka bërë të ditur që albumi do dalë në treg me datë 6 shtator.

Përpos albumit, Ardiani ka një surprizë vërtetë të bukur për fansat e tij. Ai ka vendosur t’iu japë autografe fansave dhe në letrën ku do iu nënshkruajë do jetë i bashkëngjitur numri i tij i telefonit. Duke qenë se fansat janë shumë të interesuar për projektet e reja, ai ka zgjedhur Whatsappin, si mënyrë komunikimi me to për t’i mbajtur të informuar për çdo lëvizje të re. Fansat e këngëtarit janë shumë të emocionuar dhe mezi po presin.